Kurti: Diaspora që t`i votojnë partitë socialdemokrate në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje diasporës shqiptare që jetojnë në Evropë që në zgjedhjet e Parlamentit Evropian të votojnë për partitë social demokrate.

Në platformën “X” kryeministri Kurti i cili është edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se këto parti e mbrojnë Evropën nga kërcënimi serioz nga e djathta ekstreme.

“Me afrimin e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të diasporës sonë që të ushtrojnë të drejtën e votës. Çdo votë e vetme llogaritet në mbështetjen e politikanëve dhe partive – të tilla si socialdemokratët – që me të vërtetë mbrojnë demokracinë dhe Evropën kundër kërcënimit serioz të së djathtës ekstreme”, ka shkruar Kurti në “X”. /Kosova.info/

Go to TOP