Kryetari i Dardanëve: Sonte rreth 7 mijë dardanë në stadiumin suedez
Kosova sonte e zhvillon ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Botëror ndaj Suedisë në udhëtim.
Në Stokholm, qytetin ku do të luhet ndeshja po shihet një numër jashtëzakonisht i madh i tifozëve të Kosovës.
“Me ekspeditën ka udhëtu edhe kryetari i tifozëve “Dardanët” Lulzim Berisha, i cili tha se në stadium sonte do të jenë rreth 7 mijë tifozë shqiptare në përkrahje të Kosovës.
“Ne besojmë në shqiptarët këtu. Sonte në stadium pritet të jenë rreth 7 mijë tifozë në përkrahje të Kosovës. Besojmë në fitore, por të shohim se si po rrjedh ndeshja”, u shpreh Lulzim Berisha.
Kujtojmë se ndeshja fillon nga ora 18:00 dhe luhet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm.
Sonte pritet që gjithsej në stadium të jenë 45 mijë tifozë.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/10/244534788_3058740594404863_5440912740698907121_n-450x600.jpg)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/10/245014132_1024058944828779_7372549466504091091_n-1-450x600.jpg)