KRU “Prishtina” prezanton projektin e ujësjellësit në Bardh të Vogël

Në prezantim të projektit ishin edhe dy zëvendësministra të Qeverisë së Kosovës, të cilët premtuan se do ta përkrahin deri në fund këtë projekt.

Getoar Mjeku, zëvendësministri i Ekonomisë u tha banorëve se si Qeveria do të ndihmojë në realizimin e këtij projekti. “Është pak e çuditshme që kemi arritur të shtrimë internetin 100% nëpër Kosovë, e me ujë të pijshëm kemi mbet mbrapa. Është dashur që uji të jetë prioritet”, deklaroi ai.

Në takim me banorët e fshatit, zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, tha se është e rëndësishme që fshati do të ketë 24 orë ujë.

Drejtori i ujësjellësit rajonal “Prishtina”, Arsim Fetahu shpalosi para banorëve projektin për lidhje ujësjellësit me furnizim nga fabrika në Shkabaj.

“Do të jetë furnizim prej Bardhit të Madh, me një lidhje 24 orëshe për konsumatorët”, tha ai.

Në lidhje me projektin, Valon Prebreza nga njësia për monitorim të ndërmarrjeve publike tha se projekti është siguruar dhe tenderuar. “Do ta përcjellim deri ne realizim”, tha ai.

Banorët e fshatit Bardh i Vogël njoftuan zyrtaret qeveritar dhe me vetiniciative në vitin 1997 kanë realizuar projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Ky fshat sikurse shumë të tjerë në Fushë Kosovë kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Go to TOP