Kramaric: Fokusi i Kroacisë është te Shqipëria, jo te Italia

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Andrej Kramaric, ka deklaruar se skuadra është plotësisht e fokusuar te ndeshja e ardhshme me Shqipërinë dhe nuk po mendon ende për përballjen me Italinë, e cila do të zhvillohet më vonë.

Të dy kombëtaret do të përballen të mërkurën në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit B. Shqipëria vjen në këtë ndeshje pas një humbje të ngushtë ndaj Italisë me rezultatin 2-1, ndërsa Kroacia ka pësuar një humbje të thellë nga Spanja me rezultatin 3-0.

“Nuk dua që të bëj llogari për pikët që na duhen për të kaluar grupin. Nuk kemi as kohë e as dëshirë të bëjmë të tilla llogari. Tani mendojmë vetëm për një fitore në takimin e radhës pasi pa atë nuk mund të shkojmë gjëkundi. Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja, prandaj them se për momentin Shqipëria ka vëmendjen tonë të plotë. Prej nesh priten tri pikët, vetëm pas këtij dueli duhet të mendojmë për Italinë”, ka thënë futbollisti kroat.

Go to TOP