Kosova U19 merr humbjen e dytë në grup, mposhtet nga Gjeorgjia U19

Kosova U19 ka pësuar humbje nga Gjeorgjia U19 me rezultat të ngushtë 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Të dy skuadrat vinin në këtë ndeshje pa fitore, pasi Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur 3-0 ndaj Norvegjisë, ndërsa Gjeorgjia kishte barazuar pa gola me Uellsin.

Pjesa e parë nuk kishte gola edhe pse të dy skuadrat, provuan të shënonin.

Goli i vetëm u shënua në fillimin e pjesës së dytë.

Zhvillohej minuta e 52-të, kur Otar Mamageishvili arriti ta mposht portierin tonë, Laurence Shala.

Edhe pse Ramiz Krasniqi provoi ta ndryshojë rezultatin me ndërrime, nuk ia arriti.

Në fund u mbyll ndeshja 1-0 për gjeorgjianët, që tani kanë 4 pikë.

Kosova pas dy ndeshjeve është pa pikë dhe pa gjasa për të kaluar në  ‘Elite Raund’. 

Go to TOP