Kosova & Edi Rama

Shkruan: Naza KRASNIQI

Fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, është njëra prej fjalimeve të rëndësishme për Kosovën që prej pavarësisë e këndej, është i rëndësishëm duke marrë parasysh gjendjen reale dhe trajtimin që ka bërë BE karshi Kosovës.

Së pari Kosova prej raportit të “Dik Martit” ka qenë në ofensivën e Bashkimit Evropian me standarde të dyfishta, duke filluar me dialogun dhe 92 kritere të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ketë standard me këto kritere nuk e ka pasur asnjë vend i Evropës për liberalizim, pastaj presioni për ndryshimet kushtetuese për krijimin e gjykatës speciale për pretendimet e “Dik Marti”, gjykatë një etnike dhe vetëm për krimet e supozuar se kinse pala shqiptare ka kryer krime ndaj palës serbe, e realisht viktima ka qenë pala shqiptare dhe jo serbe, kjo e dëshmon se Bashkimi Evropian e ka krahasuar viktimën me agresorin.

Bashkimi Evropian edhe pas plotësimit të kritereve nga ana e Kosovës që para 7 viteve, prapë se prapë nuk i liberalizon vizat për Kosovën, e për qytetarët e Republikës së Kosovës është e pa drejtë dhe shumë dëshpëruese, kur BE-ja nuk miraton liberalizmin e vizave, për kundër realitetit që janë plotësuar të gjitha kriteret, por krijon paqartësi dhe vendos kusht të ri dhe të pa precedent e që nuk e ka vendos ndaj asnjë vendit tjetër. Një situatë e tillë nënkupton se liberalizimi i vizave do të jetë parakusht duke kërkuar që të ketë përparime në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, që kusht kryesor për liberalizimin e vizave si po doket do të jetë marrëveshja për Asociacioni me komuna serbe.

E gjithë kjo një lojë e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës që nuk përfundon asnjëherë, e pikërisht për trajtim jo të barabartë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, dikush duhet që t’ia thotë troç BE-s, e këtë ja përplasi kryeministri Edi Rama, si thonë “Rasti është mbret i kohës”, e kjo u dëshmua kur Edi Rama nuk e lëshoj këtë rast duke kritikuar me argumente të mjaftueshme BE-n, për trajtim jo të drejtë ndaj Kosovës.

Fjalimin e Edi Ramës, kosovarët nuk duhet ta shohin si fitore, por si veprim i duhur në vendin e duhur edhe pse i vonuar ndaj BE .

Ka mendime të ndryshme se nuk është dashur të kritikohet BE-ja, se mundet të dëmtohet Kosova dhe mundet të ketë ngecje në proces dhe se ishte i rezervuar ndaj Vuçiç, gjë që nuk po e mohoj, por fjalimi ishte drejtuar ndaj Bashkimit Evropian nga i cili po kërkojmë mbështetje dhe hapjen e dyerve që të jem pjesë e familjes evropiane, dhe mbi të gjitha duhet të mbrojmë dinjitetin tonë e jo të heshtim kur viktima trajtohet më keq se agresori.

Heshtja dhe servilizmi na ka mbyllë në një kafaz pa shpresë me varfëri dhe korrupsion mbi 20 vite!

Qytetarët e Republikës së Kosovës prej viti 2016 deri 2022 kanë paguar afër 100 milionë € për aplikim për viza, sepse Bashkimi Evropian asnjëherë ndaj politikanëve nuk ka pas bllokim të vizave, por ndaj popullatës shtresa e cila është jashtë politikës që kërkon viza për punë dhe një jetë më të mirë.

Bashkimi Evropian sot nuk miratoj liberalizimin e vizave ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, por doli njëra ndër kërkesat super standard nga Franca me mbështetjen e disa shteteve tjera ku vendosin edhe një kusht që lidhet me sistemin e sigurisë për Evropën ETIAS, ky sistem është implementim nga BE e jo nga Kosova. Sistemi pritet të funksionalizimet në vitin e ardhshëm, e pa dashje ky është fundi i një padrejtësie të BE ndaj qytetarëve të Kosovës .

Prandaj, këto standarde të BE ndaj

Kosovës, për secilin qytetarë të Kosovës janë dëshpëruese dhe fjalim i Edi Ramës e bënë të ndihet mirë qytetarin e Republikës së Kosovës, që në fund dikush nga politikanët shqiptarë vendosi të ja përplas Bashkimit Evropian, padrejtësitë që po i bëhen popullit të Kosovës, pavarësisht se cilat do jenë pasojat individuale dhe shtetërore të BE-s ndaj Shqipërisë.

Fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë është për tu vlerësuar, sepse  mbrojti popullin e Kosovës duke radhitur fakte dhe argumente të mjaftueshme për trajtimin që është bërë Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Andaj mbetet Kosova të organizohet dhe të kërkoj nga Bashkimi Evropian ose liberalizim të vizave pas asnjë kusht të vetëm ose të shqyrtohet pse janë të nevojshme zyrat diplomatik në Bashkimin Evropian dhe pse të gjitha marrëveshjet dhe ligjet të Kosovës që janë fuqi duhet të jenë të harmonizuar me marrëveshjet e BE-së e derisa ne nuk trajtohem të barabartë si popull, territor dhe kulturë të familjes evropiane.

Go to TOP