Qeveria hap 10 pozita të reja pune për mërgimtarët në diplomaci, Kurti i fton të aplikojnë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-adresimi, u ka bërë thirrje mërgatës kosovare që të aplikojnë në konkursin “Programin për Diplomaci Qytetare”, ku të lira janë 10 pozita pune.

Kurti, me anë të kësaj videoje të shpërndarë në ‘Facebook’, ka thënë se ky program i ofron mundësi mërgimtarëve të bëhen vendimmarrës në institucionet e Kosovës.

“Thirrja për aplikim në Programin për Diplomaci Qytetare vazhdon të jetë e hapur. Ky program parasheh angazhimin e dhjetë profesionistëve të rinj nga diaspora në Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës për një periudhë gjashtë mujore”, njofton Kurti.

“Afati i fundit për aplikim është data 28 gusht. Bëhuni pjesë duke aplikuar që sot. Për më shumë informata për procesin e aplikimit dhe për programin vizitoni faqen: www.cdfellowship.com”.

Go to TOP