Këngëtarja e operës lind foshnjën në makinë

Përvoja e lindjes ishte e pazakontë për Emily Geller Hardman nga New York.

35 vjeçarja që është këngëtare e operës ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë mirëpo nuk e dinte se foshnja do lindte në makinë.

E gjithë kjo ndodhi kur ajo ishte duke pushuar në dhomën e saj të hotelit dhe i filluan kontraktimet, njofton Fox News, transmeton Klan Kosova.

Rrugës për në spital në veturën që po e voziste burri i saj , ajo lindi fëmijën pastaj emergjenca erdhi dhe e dërgoi në spital.

Emily tha se kur lindi fëmija , burri i saj nuk ndaloi duke vizituar veturën dhe se ai tha “shiko një bebe në makinë”.

Ndërsa Harman tha se ajo kurrë nuk e imagjinonte lindjen e fëmijës së saj të dytë në një autostradë të New Jersey, ajo kishte qenë duke u përgatitur tre vjet për një lindje natyrale pasi lindjen e parë e kishte bërë me operacion. Ajo shtoi se lindja e paplanifikuar dhe e pamjekuar ishte një përvojë “fuqizuese”.

Go to TOP