“Kemi 2 ose 3 ‘Putin’”, deklarata e fortë e inteligjencës ukrainase: Presidenti rus është i sëmurë, ja si mundohet ta fshehë në publik

Një tjetër teori konspirative ka ringjallur Ukraina, duke deklaruar se Rusia po përdor një maskë gome (të ngjashme me ato që vendosin aktorët, apo grabitësit) për të mbrojtur imazhin e Vladimir Putin pasi lajmet për problemet e tij fizike kanë marrë dhenë, dhe si provë kanë nxjerrë ndryshimin e veshëve të tij.

Thashethemet qarkullojnë prej muajsh të tërë për shëndetin e rënduar të presidentit 69-vjeçar të Rusisë, me aleatin e ngushtë Nicolai Patrushev që thuhet se qëndron në vend të Putin gjatë takimeve të tij të rregullta mjekësore.

Këtë javë, shefi i sapoemëruar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, gjeneralmajor Kyrylo Budanov, i tha mediave vendase se gjatësia dhe madje veshët e Putinit duket se kanë ndryshuar në paraqitjet e fundit.

“Foto, le të themi, e veshëve është ndryshe. Dhe është si një gjurmë gishti, paraqitje e jashtme e veshit të çdo personi është unike. Nuk mund të përsëritet”, tha ai gjatë një daljeje në kanalin “Groshi”.

Budanov u citua gjithashtu nga gazeta ukrainase TSN të ketë thënë se ai beson se presidenti rus është i sëmurë rëndë dhe përdor një person tjetër që mban veshur maskën e gomës me të gjitha tiparet fizike të Putinit, për të shmangur paraqitjet publike të vetë liderit të Kremlinit.

Ai pohoi se edhe pse shumë të ngjashëm, trupi i maskuar i Putinit “ka zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, ecje të ndryshme, ndonjëherë edhe lartësi të ndryshme nëse shihet nga afër”.

Budanov më herët pretendoi se Putin u zëvendësua nga një trup me maskën me tiparet e tij, gjatë një udhëtimi të fundit në Iran.

Ai i tha kanalit të lajmeve 1+1 të Ukrainës se presidenti u shfaq më energjik se zakonisht kur u ul për bisedime me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ju lutemi shikoni momentin e daljes së Putinit nga avioni. A ju duket ai vërtetë si Putin?”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që veshët në dukje të ndryshuar të Putinit janë vënë në dukje si dëshmi se ai po përdor maska gome.

Që në vitin 2018, IB Times raportoi mbi një teori konspirative se Putin ishte në fakt tre njerëz të ndryshëm, pra lideri i Kremlinit shfrytëzonte dy persona të tjerë të veshur me maskë gome ose sozi të tij për të dalë në paraqitje publike.

Një përdorues i Tëitter-it shpërndau tre fotografi të ndryshme të presidentit rus, ku secila tregon veshë paksa të ndryshëm. Fotot, të marra në një diferencë vitesh, duket se vërtet tregojnë një ndryshim në këtë tipar të fytyrës së Putin.

Në fotot e mëparshme, veshët e tij janë më të vegjël dhe tregues, me dy pjesët e kërcit sipër llapës së veshit (tragus dhe antitragus), pranë njëri-tjetrit.

Fotografitë e mëvonshme tregojnë një hendek më të gjerë midis tragusit dhe antitragut të tij, ndërsa lobi i veshit të tij është gjithashtu shumë më i madh.

Sipas kësaj teorie, trupi i Putinit dyfishohet, ka zakone të ndryshme, sjellje të ndryshme, ecje të ndryshme, ndonjëherë edhe lartësi të ndryshme nëse e shikoni nga afër.

Veshët e Putinit pothuajse shkaktuan një mosmarrëveshje ligjore shumëmilionëshe me Hollyëood kur, në vitin 2003, një grup avokatësh rusë u përpoqën të padisnin ekskluzivitetin e Harry Potter.

Ata pretenduan se kukudhi i shtëpisë me veshë majë, Dobby bazohej në figurën e presidentin rus. Vetë Putini ka pranuar më parë se do të konsideronte përdorimin e maskave të gomës (ose trupi i dyfishtë).

Sigurisht, ka një shpjegim potencialisht më të mundshëm për ndryshimin e dukshëm të veshëve të Putinit. Veshët dhe hundët tona vazhdojnë të zgjaten ndërsa plakemi, për shkak të prishjes dhe rënies së kërcit, duke rezultuar në tipare më të varura.

Përndryshe, presidenti rus është përfolur prej kohësh se ka bërë operacione plastike ose injeksione botox, të cilat mund të shpjegojnë një formë paksa të ndryshme të veshit, si dhe pamjen e tij më të fryrë.

Go to TOP