“Kë sheh në finale të Big Brother?”, Olta Gixhari analizon banorët e këtij edicioni dhe lojën e tyre

Olta Gixhari ka qenë e ftuar së fundmi në “Big Brother Radio”, ku ka folur për dinamikat në shtëpi.

Aktorja shqiptare u shpreh për gjithçka rreth BBV, analizoi banorët dhe situatat, teksa tregoi ndjesitë e saj gjatë pritjes së ëmbël.

E pyetur lidhur me finalistët e “BBV3”, Olta ka zbuluar emrat që ajo sheh në finale.

“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij”, tha ajo fillimisht.

Bukuroshja shtoi: “Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeo si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës“.

Lidhur me Eglën, fati i të cilës në Big Brother ende nuk dihet, Olta tha: “E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj”.

Gixhari theksojmë se ka qenë një nga personazhet më të forta të edicionit të dytë të BBVA.

Go to TOP