Kaq është vlera e pasurisë së presidentes së Meksikës, Claudia Sheinbaum

Claudia Sheinbaum arriti të fitojë në zgjedhje një shumicë dërrmuese votash, duke u bërë presidentja e parë grua e Meksikës.

Ndërsa ajo nuk i ka zbuluar të ardhurat e saj të sakta, vlerësimet sugjerojnë se pasuria e saj neto në 2024 mund të jetë midis 5 dhe 10 milionë dollarë .

Ky vlerësim bazohet në pagat e saj paraprake dhe arritjet e saj të gjera në karrierë.

Gjatë mandatit të saj si Kryetare e Qeverisë së Meksiko Sitit, Sheinbaum thuhet se fitoi një pagë vjetore prej rreth 67,903 dollarë amerikanë . Tani, si presidente e Meksikës, ajo pritet të fitojë një pagë mujore që tejkalon 200,000 dollarë meksikanë, shkruan Marca.

Ndryshe, ish-kryebashkiakja e kryeqytetit të Meksikës, 61-vjeçarja Sheinbaum, fitoi përqindjen më të lartë të votave në historinë e demokracisë së Meksikës, sipas rezultateve paraprake të shpallura nga autoriteti zgjedhor i vendit. Ajo siguroi 58.8% të votave pas numërimit të 82% e votave të hedhura në zgjedhjet e së dielës.

Go to TOP