Justin Bieber sjell pamje nga videoklipi“Ghost”

Justin Bieber ka ndarë pamje nga videoklipin i ri për këngën e tij “Ghost” përmes postimeve në Instagram.

Këngëtari, 27 vjeç, ndau dy klipe nga videoja e ardhshme ku shihet teksa ai vallëzonte në një dhomë të ndriçuar nga dritat të gjata, shkruan DailyMail.

Ai kishte veshur një xhaketë të kuqe mbi një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe xhinse blu në videon që ndau me mbi 197 milionë ndjekësit në Instagram.

“Ghost”, që u publikua më 10 shtator, është projekti i fundit në albumin e ri të Bieber, “Justice”.

Kënga është një baladë me tekst emocional që përmban vargje të tilla si ‘Më mungon më shumë se jeta’ dhe ‘Më duhet më shumë kohë, por koha nuk mund të huazohet’.

“Justice” gjithashtu përmban këngë si “Peaches” dhe “Holy” e cila është në bashkëpunim me, Chance the Rapper.

Albumi i artistit kanadez u lansua në mars të këtij viti dhe i paraprin turneut të tij të katërt që pritet të filloi vitin e ardhshëm.

Performanca e fundit e Justin ishte në ngjarjen e modës Met Gala, në këtë event këngëtari u shfaq përkrah bashkëshortes së tij, Hailey Bieber.

Go to TOP