Jo vetëm Zekirja Ramadani, Prishtina largon edhe Bajram Sherifin dhe Fisnik Kërçelin
Prishtina të premten vendosi t’i ndajë rrugët me trajnerin shkupjan Zekirja Ramadanin.
Trajneri që e shpalli Prishtinën kampion largohet pas një vit e gjysmë qëndrimi në klub.
Kosova.info mëson se te Prishtina ka edhe largime tjera.

Bajram Sherifi që ka mbajtur një kohë postin e drejtorit, Fisnik Kërçeli si drejtor sportiv dhe Orhan Abdi trajner kondicional.
Sherifi dhe Kërçeli kishin ardhur para dy vitesh te Prishtina me propozimin e aksionarit Rrahman Haradini.

Prishtina gjatë këtyre ditëve pritet të shpall trajnerin e ri.
