Ja çka do të ndodh sot Kosovë

Ngjarjet e datës 24 gusht 2021.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi marrin pjesë me rastin e fillimit të punimeve në urën e fshatit Brezincë. (Ora 10:00)

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mban konferencë për shtyp. (Selia e sindikatës, ora 11:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore mban protestë në shenjë revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj. (Para Stacionit Policor Ferizaj, ora 12:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë për media. (Selia qendrore e AAK-së Prishtinë, ora 13:00)

Parlamentit Studentor i Universitetit të Prishtinës mban konferencë për media për të shprehur qëndrimet zyrtare në kundërshtimin e planifikimit të institucioneve përgjegjëse rreth vendosjes së refugjatëve afganë në Qendrën e Studentëve. (Para Qendrës së Studentëve rr. “Agim Ramadani”, Lagjja e Studentëve, ora 13:00)

Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të MbaBashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit “Invest in Prizren”, organizuar nga Komuna e Prizrenit. (Kompleksi “Lidhja e Prizrenit”, ora 19:00)

Go to TOP