Ish zv.ministri Berisha: Invadimi i Ukrainës nga Rusia de facto fundi i Kombeve të Bashkuara në formatin e pas Luftës së Dytë Botërore

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ka reaguar pas situatës së krijuar në Ukrainë, duke thënë se invadimi i Ukrainës, një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara nga ana e Rusisë de facto është fundi i KB në formatin e pas Luftës së Dytë Botërore.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se Kosova, gjithë energjinë e saj politike e diplomatike duhet ta kanalizoj në anëtarësimin në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Invadimi i Ukrainës, një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara nga ana e Rusisë de facto është fundi i KB në formatin e pas Luftës së Dytë Botërore.

Kjo situatë e krijuar nga Rusia dhe heshtja e Kinës, të dyja anëtare të përhershme të Këshillit me të drejtë vetoje, praktikisht e bënë të pamundur, e do të thosha unë të panevojshme përpjekjen tonë për t’u anëtarësuar në OKB.

Edhe në rrethanat e mëhershme, kam qenë i mendimit, e tash domosdoshmërisht, që Kosova, gjithë energjinë e saj politike e diplomatike duhet ta kanalizoj në anëtarësimin në NATO dhe në BE.

Në të njëjtën kohë edhe shtetet evropiane duhet të ndryshojnë qëndrimin refuzues në liberalizimin e vizave si dhe të heqin pengesat e tepruara në procesin integrues për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën e BH dhe paralelisht të qartësojnë me Serbinë se cilën rrugë do të ndjekë ajo. 

Go to TOP