Inzaghi: Ka fituar shumë trofe, por ky titull është suksesi më i madh i vëllait tim!

Filippo Inzaghi komentoi nga studio e “DAZN” fitoren e titullit kampion të Serie A të vëllait të tij këtë sezon me Inter-in.

Ai u shpreh se Simone ka fituar shumë kupa, por fitorja e titullit të Serie A është suksesi më i madh i vëllait të tij.

“Që kur ai kaloi te Inter-i ky është suksesi i tij i madh, ai tashmë ka fituar disa trofe, por titulli i jep kënaqësinë e merituar. Tani edhe ai është super, ai është një djalë që e meriton për punën që bën”, deklaroi Filippo Inzaghi.

Go to TOP