Interi nis ‘misionin Stamboll’, Inzaghi shuan dilemat për formacionin

Interi nis misionin Stamboll. Zikaltrit kanë kryer stërvitjen e fundit në Milano dhe janë nisur drejt kryeqendrës turke, aty ku mbrëmjen e të shtunës do të luajnë finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t.

Trajneri Inzaghi duket se ka shuar dilemat për të paktën 10 nga 11 futbollistët që do të luajnë titullarë, teksa boshnjaku Edin Dzeko ka fituar balotazhin me Romelu Lukakun për ta nisur nga minuta e parë, në krah të Lautaro Martinez.

Ndërkohë armeni Mkhitaryan është rikuperuar gjithashtu plotësisht dhe është gati ,por duket se do të niset nga stoli, pasi Brozovic ka fituar pozitat e tij në qendër të mesfushës, ku do të ndihmohet nga Barella e Calhanoglu.

Edhe tifozët e Interit janë gati të ‘zaptojnë’ Stambollin, teksa drejt Turqisë janë nisur tashmë furgonët me kartonët dhe rreth 12 mijë flamuj që do të valëviten në stadium. Ndërkohë, tifogrupi ‘Curva Nord’ ka vendosur edhe një kod veshjeje, duke u kërkuar të gjithë tifozëve të hyjnë në stadium me bluzë blu.

Go to TOP