Interi në sulm për Dybala-n, argjentinasi dëshiron Champions-in

Ylli argjentinas i Romës, Paulo Dybala, mund të transferohet gjatë kësaj verë tek rivalët e ‘romakëve’, Inter-i.

Kampionët në fuqi të Italisë, sipas medieve italiane, tashmë janë duke menduar për transferimin e as-it argjentinas.

Dybala thuhet se dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri dhe përmes skuadrës Zikaltër, reprezentuesi i Argjentinës, mund të shijoj emocionet që sjellë elita e futbollit evropian.

Interi siç raportohet mund të blejë Dybala-n pasi q kushton me pak se Gudmundsson.

Krerët e skuadrës ‘Nerazure’ thuhet se tashmë janë duke përgatitur ofertën për kampionin e botës me Argjentinën.

Ndryshe, Dybala po monitorohet edhe nga gjiganti turk Fenerbahces, skuadër kjo që tashmë do të drejtohet nga Jose Mourinho.

Go to TOP