Infantino: Botërori 2026 do të jetë ngjarja më e madhe zhvilluar ndonjëherë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, është i bindur se Kupa e Botës 2026 do të jetë Botërori më i madh i zhvilluar ndonjëherë.

Botërori 2026 do të mbahet në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

I pari në shtëpisë më të madhe në futbollin botëror, duke folur në kanalin e tij zyrtare, thotë së në Botërorin 2026, bota do të ndalet për të shikuar ngjarjen më të madhe në planet.

“Ngjarja më e madhe, shfaqja më e madhe, turneu më i madh. Unë po numëroj ditët, si të gjithë të tjerët, duken shumë larg, por ne e dimë se janë shumë afër. Bota do të ndalet dhe do të shikojë se çfarë po ndodh në Amerikën e Veriut”, ka thënë Infantino.

“Trofeu tashmë është këtu, është gati. Ne po kujdesemi për të, dhe të gjithë po përgatitemi, po përgatitemi për garën, po përgatisim gjithçka”, ka theksuar ai.

Go to TOP