Ilir Meta dekreton një gjyqtar të ri për Gjykatën e Lartë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dekretuar emërimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtar i Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me tetë gjyqtarë, nga 19 anëtarë, që duhet të ketë, sipas vendimmarrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Bërja sa më shpejt dhe plotësisht funksionale e Gjykatës së Lartë, por njëkohësisht dhe funksionimi me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit, është me rëndësi jetike për vendin, lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, tha presidenti përmes një njoftimi për mediat, raporton A2.

Go to TOP