Ibrahimoviq do të mungojë kundër Liverpoolit

Milani do të luajë nesër ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve pas tetë viteve mungesë.

Rossonerët do të përballen me Liverpoolin në kuadër të grupit G, nesër me fillim nga ora 20:45.

Por, Milani do të ketë një mungesë të rëndësishme për lojën e nesërme.

Zlatan Ibrahimoviq nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Piolit.

Sipas Fabrizio Romano, sulmuesi suedez do të jetë jashtë për shkak të një dëmtimi, transmeton Klankosova.tv.

Go to TOP