Hysaj sqaron situatën e golit të dytë të Italisë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka thënë se ishte një gabim loje dhe një vlerësim i rremë i trajektores momenti kur uli kokën dhe topi i Nicolo Barella është futur në portë. 

Shqipëria është mposhtur nga Italia në ndeshjen e parë në Euro 2024. Ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1. Pjesë e madhe e tifozërisë shqiptare kanë pasur në thumb mbrojtësin e Lazio për golin e dytë. 

Hysaj ka reaguar në rrjetet sociale duke u kërkuar falje tifozëve për “gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë”.

“Pas ndeshjes me Italinë dhe evenimenteve te fundit, ndjej t’i kërkoj ndjesë të gjithë tifozëve shqiptar për gabimin teknik dhe instiktiv që shkaktoi golin e dytë që pësuam.

Është e tepërt të specifikoj që ishte pikërisht gabim loje dhe vlerësim i rremë i trajektores!

Kush më njeh e dinë mirë që do jepja çdo forcë që kam e do beja çdo sakrificë për këtë bluzë, siç kam bërë gjithmonë. Më vjen keq për istrumentalizimin pa vend nga shumë persona të gabimit përtej vlerësimit teknik.

Nga ana tjetër falënderoj përzemërsisht të gjithë tifozët e panumërt që me kanë dërguar mesazhe konfortimi në forma të ndryshme. I pranoj me vetëdije kritikat dhe keqardhjen e tifozëve anë e mbarë te cilët pa përjashtim i mbaj në zemër.

Tashi të koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqipëri Gjithmonë”, ka shkruar Hysaj.

Go to TOP