Hoxhaj: Vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se mënyra se si shtetet në OKB kanë votuar për të mbështetur dhe kundërshtuar Rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është këmbanë alarmi edhe për Kosovën.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm.

“Vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon shtetin tonë drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj, Serbia e Rusia e shumë të tjerë në botë!”, ka shkruar mes tjerash Hoxhaj. /Kosova.info/

Go to TOP