Hoti: LDK-ja është kundër mashtrimeve nga LVV-ja, jo kundër SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara për deklarimet e opozitës kundër planit evropian në kuadër të dialogut.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish-kryeministri Avdullah Hoti duke thënë se LDK-ja është kundër mashtrimit, madje ai ka listuar edhe disa fakte për të cilat pretention se janë mashtrime të LVV-së, raporton Zeri.info.

Hoti ka thënë se me këtë rast LDK-ja është kundër mashtrimit, jo kundër partënerëve të Kosovës.

“Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

  • e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;
  • e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;
  • e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera;
  • e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer;
  • i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare;
  • e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013”, shkroi ai ndër të tjera.
Go to TOP