Haradinaj: Kurti është mashtrues, Besnik Bislimi i tmerrshëm nuk di asgjë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar rreth deklaratës së Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli për tërheqjen e vendit nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).

Madje, Haradinaj e ka quajtur mashtrues Kryeministrin, Albin Kurti.

“Kjo është e dhimbshme dhe më vjen keq, vërtet është e dhimbshme çka po dëgjojmë nga një ministre e Kosovës, këta janë mashtrues, Albini është mashtrues dhe e kam thënë shumë herët që është mashtrues, por kjo (Artane Rizvanolli), po më dhimbset që ka hyrë në rolin e mashtrimit në emër të shefit. Parat e Amerikës fillimisht iu janë dedikuar Kosovës pastaj është përzgjedhur sektori dhe projekti dhe përzgjedhja e këtij projekti ka zgjatur 3 vite, pra 3 vite ka zgjatur deri te mundësia që Amerika me i dhënë 200 milionët e veta për gazsjellësin (…) çdo avancim në projekt është bërë i përbashkët janë grupet punuese prej dhjetëra ekspertëve vendor e amerikan (…) Qeveritë e mëhershme nuk e kanë zgjedh si qeveri por si Kosovë këtë projekt dhe sugjerimi që me zgjedh këtë projekt ta kanë dhënë ekspertët që e kanë ditur që do të vij kriza energjetike,”– tha Haradinaj.

Ai në ATV gjatë diskutimit rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se ka pritur që kryeministri Kurti në bisedime të shkojë në shoqërinë e Vasfije Krasniqit apo Saranda Bogujevcit.

“Kryeministri i Kosovës, unë kam shpresu me të vërtetët që do ta marrë me vete Vasfijën apo Saranda Bogujevcin në dialog, jo këtë Bislimin se i tmerrshëm është, unë mendoj që ai asgjë nuk din dhe mendoj që është duke e marrë në qafë edhe Kurtin,”– u shpreh Haradinaj.

Kujtojmë se në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur javën e kaluar, ministrja Rizvanolli ka deklaruar se Fondet e MCC-së nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht, por për një program për Kosovën.

Sipas saj, kosto në këtë fazë nuk ka qenë e qartë sepse studimi i fizibilitetit ka qenë ende duke ndodhur.

Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën. Energjia është përzgjedhur si sektorë për arsye se në vitin 2016 MCC ka bërë së bashku me Qeverinë e Kosovës një hulumtim i cili ka treguar se energjia është sektor problematik që përbën një pengesë për zhvillim ekonomik në Kosovë. Ka mundur të ketë edhe projekte tjera, qeveritë e kaluara e kanë përzgjedhur infrastrukturën e gazit si opsionin më të mirë sipas tyre. Projekti i dizajnuar nga qeveritë e kaluara dhe MCC ka paraparë që gazsjellësi Shkup-Prishtinë, një gyp transmisioni me kosto 104 milionë dollarë të ndërtohet me kredi nga BERZH-i dhe Grand ËBIF. 80 për qind kredi nga BERZH-i që do ta merrte Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind nga Grand ËBIF. Kosoto në këtë fazë nuk ka qenë e qartë, sepse studimi i fizibilitetit ende ka qenë duke ndodhur… si rezultat kosto e gazsjellësit nuk është e qartë parashihet me një kontingjencë 40 për qind që do të thotë ë kostoja 104 milion dollar mund të ngritët deri në 145.5 milion dollar,”– është shprehur Rizvanolli në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Go to TOP