Haradinaj: Deklarata e 2 korrikut, një gur në themelet e lirisë, që u jetësua disa vjet më pas nga trimat e UÇK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa siç u shpreh ai, si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, tutje tha se Deklarata e 2 korrikut, ishte një gur në themelet e lirisë.

“Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990, ishte vazhdimësi e përpjekjeve të shqiptarëve për liri, ndërsa si akt shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës. Atë ditë, 111 delegatë edhe pse në kushte shtetrrethimi, legjitimuan vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi”.

“Ata do të kujtohen dhe lartësohen nga brezat për përpjekjen e tyre për jetësimin e ëndrrës shekullore, shtetit të pavarur. Deklarata e 2 korrikut 1990, ishte një gur në themelet e lirisë, e cila u jetësua disa vjet më pas nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në shkrimin e tij. /Kosova.info/

Go to TOP