Hapet ‘Java e Bibliotekës’, Kurti: Qeveria ka prioritet ruajtjen e kujtesës

Në hapjen e edicionin e 21- të, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se “Java e Bibliotekës”, po nisë për herën e 21-të dhe në kuadër të këtij programi, po përurohet edhe Qendra e Digjitalizimit.  Sipas tij, kjo tregon ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

“Deri me tani janë digjitalizuar mbi 600 mijë objekte. Qeveria jonë ka prioritet ruajtjen e kujtesës, synimi ynë është barazia shoqërore duke ofruar qasje të barabartë për të gjithë në informacion dhe duke ofruar qasjen e hapur përmes digjitalizimit”, tha Kurti.  

Kurse, anëtarja e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtar të Kosovës, Blerta Ismajli ka theksuar se se është një rast i veçantë për të treguar ndikimin që kanë Bibliotekat në Kosovë.

“Ato i shërbejnë të gjithëve. Epoka e digjitalizimit kërkon edhe përparimin e Bibliotekës duke ruajtur vlerat e tyre”, ka theksuar Ismajli.

Në hapje të edicionit të 21-të , Bukurije Haliti, u.d. Drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, foli edhe për investimet në Biblioteka.

“Java e Bibliotekës në Kosovë” është veprimtari që përfshinë gjitha bibliotekat në Kosovë për të diskutuar rreth qasjes, sfidave dhe transformimit të tyre. Sivjet do të fillojmë me investime në infrastrukturë, integrimin e rrjetit të bibliotekave në vend”, ka deklaruar ajo.

Në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, është përuruar edhe Qendra e  Digjitalizimit në Bibliotekë, investim i Qeverisë së Kosovës.

“Java e Bibliotekës në Kosovë” do të mbahet nga 27 maj – 2 qershor 2024, e cila shënohet me aktivitete të ndryshme.

Go to TOP