Gratë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se po injektohen me gjilpëra në klube dhe po zgjohen pa ndonjë memorie se çfarë kishte ndodhur më tej

Gratë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar thonë se janë injektuar me gjilpëra në klubet e natës, duke u zgjuar të nesërmen pa kujtuar se çfarë ka ndodhur një natë më parë, sipas raporteve të shumta.

Policia në Nottinghamshire, West Yorkshire dhe Skoci kanë marrë të gjitha raporte për injeksione dhe po hetojnë incidentet.

Një burrë 20-vjeçar në Nottingham është arrestuar dhe u lirua me kusht në lidhje me një raportim të një incidenti me gjilpërë më 16 tetor, raporton Insider.

Zara Owen, një studente e vitit të parë në Universitetin Nottingham, tha për The Independent se ajo humbi ndjenjat gjatë një nate jashtë dhe u zgjua me një “gjurmë” në këmbën e saj, e cila i shkaktoi asaj “dhimbje të mprehtë”.

Një 19-vjeçare në Nottingham – e cila nuk deshi të përmendet emri – tha se ndjeu “një pickim në pjesën e pasme të krahut të saj” para se t’i bie të fikët ndërsa po festonte në klubin e natës në Nottingham. 

Go to TOP