Gjokoviq nuk do të marr pjesë në US Open
Tenisti serb, Novak Gjokoviq tha të enjten se nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në Nju Jork për të garuar në US Open, Grand Slam-i i fundit i vitit që fillon javën e ardhshme, pasi ka refuzuar të vaksinohet kundër COVID-19.
“Mjerisht, nuk do të mund të udhëtoj në Nju Jork këtë herë për US Open”, shkroi Gjokoviq në Twitter.
“U uroj fat të mirë shokëve të mi! Do të jem në formë të mirë dhe me shpirt pozitiv, dhe do të pres një mundësi për të garuar sërish”.
