Gjilani fiton thellë ndaj Fushë Kosovës, Malisheva dhe Dukagjini luajnë baras

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në kuadër të xhiros së 28-të.

Gjilani ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja përfundoi me rezultat 4-0 që u zhvillua në Gjilan.

Golat u shënuan nga Marko Roganoviq (52’), Oltion Bilalli (60’) dhe Senad Jaroviq (68’, 74’).

Pas kësaj fitore, Gjilani është i shtati me 30 pikë, kurse Fushë Kosova mbetet e parafundit me 20 sosh.

Kurse Malisheva dhe Dukagjini kanë luajtur baras 1-1 në “Liman Gegaj”.

Golin për Dukagjinin e shënojë Altin Merlaku (53’) dhe për Malishevën realizoi Drilon Hazrollaj nga penalltia (76’). 

Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet në vendin e katërt me 49 pikë, ndërsa Dukagjini në vendin e gjashtë me 36 pikë gjithsej.

Standings provided by Sofascore
Go to TOP