Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete në qytetin e Pejës.

Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 15:55 Policia është njoftuar së në rrugën Kuvendi i Lezhës në Pejë është gjetur një person pa shenja jetë në një shtëpi”, është shprehur Gashi.

Ai tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen.

Go to TOP