Gjendet i vdekur një burrë në pakun e Taukbahçes në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete një burrë në parkun Taukbahçe në Prishtinë.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Prishtinë / 26.04.2024 – 12:39. Pas pranimit të informatës se në parkun e taukbahqes është një person pa shenja jete, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në njoftim.

Go to TOP