Gërvalla dhe Hussen u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit

Bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, investimeve strategjike, investimeve në energji të pastër dhe mbrojtje të mjedisit, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Kanadasë, Ahmed Hussen.

Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla, e shoqëruar edhe nga Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Kanada, Mimoza Kusari-Lila, e njoftoi Ministrin Hussen rreth progresit që ka arritur Republika e Kosovës në fushën e demokratizimit të vendit, sundimin e ligjit, lirinë e shprehjes, respektimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillim ekonomik.

Ministria e Jashtme dhe Diasporës njofton se më tej Gërvalla dhe Ministri Hussen biseduan edhe rreth potencialit të madh të Republikës së Kosovës në zhvillim ekonomik, duke u nisur nga rinia, pasuritë natyrore dhe ambienti i favorshëm i të bërit biznes.

Gërvalla dhe Ministri kanadez Ahmed Hussen theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy shteteve duke u zotuar për intensifikimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët. /Kosova.info/

Go to TOP