Genta Ismajli dhe Usta më të lumtur se kurr!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Genta Ismajli, po e shijon në maksimum lidhjen e saj me biznesmenin turk, Huseyin Usta.

Çifti janë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale dhe shpesh ndajnë me fansat fotografi dhe video nga jeta e tyre e përditshme.

Së fundmi, ka qenë Genta ajo e cila ka publikuar për fansat e saj në Instagram një fotografi, ku shihet mjaft e lumtur në krahët e të dashurit.

Në mbishkrimin e saj, këngëtarja nga Gjilani ka treguar se mund të mos jetë një nga fotografitë më të përsosura të tyre, por që nuk i harron asnjëherë çastet e lumtura që pati kur e shkrepi atë.

Go to TOP