Franca shkon në pushim ma avantazh ndaj Austrisë

Franca e ka dominuar nga fillimi pjesën e parë të ndeshjes me Austrinë, por goli i avantazhit është shënuar vetëm në fund.

Kësisoj dyzet e pesë minutëshi i parë është mbyllur me epërsinë minimale të “gjelave”.

Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Wober ka realizuar autogol pas prekjes së një topi të hedhur nga Mbappe.

Megjithatë në dispozicion të austriakëve është edhe një pjesëlojë e plotë për të provuar ndryshimin e rezultatit. 

Aktualisht Grupi D kryesohet nga Holanda, e cila në ndeshjen e të së dielës ka mposhtur Poloninë me rezultat 2-1.  

Go to TOP