Fotografitë e grimerit Arbër Bytyqi në një webfaqe të huaj!

“Bored Panda” një webfaqe e huaj e cila që nga fillet e saja në vitin 2017 ka arritur të punësojë 41 punonjës dhe sot ka postuar punën e grimerit kosovar.

Kjo webfaqe, nuk është hera e parë që promovon punën e artistit, madje kësaj here e ka cilësuar grimerin si një profesionist dhe ndikues i bukurisë i cili ka mbi 450 mijë ndjekës në mediet sociale.

Madje këta të fundit cituan Bytyqin për fillimet e karrierës së tij:

“Në kulturën tonë, një mashkull në industrinë e bukurisë konsiderohet tabu,” shpjegoi ai në një intervistë të mëparshme të Bored Panda. “Kështu, në fillim, unë mora një diplomë master në ekonomi, dhe vetëm atëherë ndoqa ëndrrën time dhe fillova të punoj si një artist grimi.”

Këtu janë disa nga transformimet më të fundit që Arbëri dhe ekipi i tij kanë bërë.

Go to TOP