Flamuri me logo të UÇK-së vendoset në një xhami të Prishtinës

Imami nga Prishtina, Labinot Maliqi në nderim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka vendosur flamurin me logon e kësaj ushtrie.

Ai ka thënë se e ka bërë këtë në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij që u flijuan për liri.

“Për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në xhaminë tonë kemi vendosur flamurin e ushtrisë së Komandantit Legjendar Adem Jashari, si dhe atë të Republikës së Kosovës.

Përherë krenarë e çdoherë mirënjohës për sakrificën e Jasharajve. Zoti i shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!”, shkroi ai në Facebook. 

Go to TOP