Fiorentina-Genoa ndajnë pikët

Fiorentina-Genoa ndajnë pikët në takimin e javës së 32-të të Serie A.

Vendasit diktuan deri diku ritmin e këtij takimi, megjithatë në fund ndeshja u mbyll me barazimin 1-1.

Fiorentina pati mundësinë për të zhbllokuar takimin në minutën e 25’ me Belotti-n, por pas verifikimit në VAR goli i tij u anulua për pozicion të parregullt.

Miqtë nga ana e tyre ia dolën që të gjenin rrugën drejt rrjetës në minutën e 42’ me Gudmundsson që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.

Ndërsa në fraksionin e dytë, në minutën e 54’ Ikone gjeti golin për Fiorentinën, pas asitit të dhuruar nga Bonaventura.

Pavarësisht tentativave nga të dyja skuadrat në minutat e mbetura për të shënuar sërish, në fund gjithçka u mbyll me barazimin 1-1.

Pas kësaj përballje Fiorentina renditet në vend të 10-të me 44 pikë, teksa Genoa renditet në vend të 12-të me 39.

Go to TOP