Fiorentina arrin fitore në çastet e fundit

Fiorentina ka fituar në çastet e fundit ndaj Maccabi Haifa në ndeshjen e parë çerekfinale të Conference League. 

Skuadra italiane ka mposhtur të enjten atë izraelite me rezultat 3-4. 

Fiorentina e ka gjetur epërsinë me Nzola qysh në minutën e dytë. Reagimi i Maccabi ka qenë pas vetëm dhjetë minutash, kur ka realizuar Seck. Në minutën e njëzet e nëntë izraelitët kanë gjetur avantazhin me golin e Kinda. 

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat. 

Barazimi i italianëve ka ardhur në minutën e pesëdhjetë e tetë me golin e Beltran. 

Izraelitët nuk kanë humbur shpresat, kanë gjetur epërsinë sërish me Khalaili në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë. Por italianët sërish janë kthyer, me golin e Mandragora në minutën e shtatëdhjetë e tretë. 

Kur është dukur se ndeshja do të mbyllet me barazim, në skenë ka dalë Barak i cili ka shënuar për italianët në minutën e 90 + 5′, duke i dhënë fitoren skuadrës mysafire. 

Go to TOP