Fillon dita finale e WTT Feeder Prishtina 2025

FPPK njofton se garës së madhe botërore të pingpongut e cila na mbajti me plot emocione tash 5 ditë me radhë po i vjen fundi. Sot fillon finalja e madhe me ndeshje të forta dhe emocionuese. Dita fillon nga ora 10 me gjysmëfinalet e femrave dhe meshkujve deri në 12:20 ku fillojnë ndeshjet finale të çifteve mikse.

Nga ora 16:00, do të vazhdohet me finalet e çifteve dhe të kategorive individuale ku do të zhvillohen ndeshje shumë premtuese.

“Ndeshjet janë të hapura për shikuesit, ju ftojmë të gjithë të bashkoheni me ne për këto ndeshje emocionuese!”, thuhet në njoftimin e FPPK-së. /Kosova.info/


Go to TOP