Escobar dhe Hovenier i shkojnë për takim edhe kryetarit të Pejës

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bashkë me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot janë takuar me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxhiri.

Këtër për Klankosova.tv e bëri të ditur vet Muhazhiri, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

Gjatë ditës, Escobar dhe Hovenier ishin për vizitë në Manastirin e Deçanit, kjo një ditë pas vendimit të Qeverisë që Agjencia Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat përreth manastriti.

Escobar është duke qëndruar për vizitë zyrtare nga dje, ku u takuar me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa sot pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Go to TOP