Elton Sefa, 24-vjeçari shqiptar është shpallur fajtor për vrasjen e kolegut të tij të punës në Londër.

Viktima, John woodward, 47 vjeç, u qëllua për vdekje me hekurin e skelës nga shqiptari gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2018.

Inspektori James Hoëarth, i cili udhëhoqi hetimet tha se Sefa nuk ka pranuar të tregojë arsyet pse e sulmoi 47-vjeçarin.

Avokatët e 24-vjeçarit e mbrojtën klientin e tij duke pohuar se gjendja psikike e të riut nuk është e qëndrueshme.

Mirëpo, ky argument u hodh poshtë nga gjykata.

Image
Go to TOP