Efektet e shkarkimit të Berishës, nga perspektiva kosovare

Përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike në Shqipëri, ishte lajm i befasishëm për shumë nga ata që dëgjuan.

Sipas ish-bashkëpunëtorit të Berishës nga Kosova, Skender Zogaj, një vendim i tillë nga kreu i PD-së përbën shkelje të vullnetit të qytetarëve që e votuan 76 vjeçarin në zgjedhjet e fundit.

E ish-gazetari Asllan Bajrami, këtë vendim e vlerëson si të pa bazuar në rregulloren e partisë dhe që sipas tij do të sjellë ndarjen e PD-së.

Zhvillimet e fundit brenda partisë, po vlerësohet se i shërbejnë më së miri kundërshtarëve politikë.

Go to TOP