Dy të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmet raketore, Zelensky: Terroristët rusë do të mposhten

Rusia ka vijuar sulmet me raketa në Ukrainë, ku vetëm në qytetin e Donetsk-ut kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 29 të tjerë.

Lajmi u bë i ditur nga gurvenatori i rajonit, Pavlo Kyrylenko, i cili tha se sulmet e fundit kanë shkaktuar dëme në ndërtesa administrative, zyra dhe gjithashtu edhe shtatë shtëpi.

Presidenti i Ukrainës, Volofymyr Zelensky ka reaguar nëpërmjet një videoje në Telegram, ku tregon pasojat e sulmit.

“Armiku duhet ta dijë që Ukraina nuk do ta falë abuzimin, vdekjet dhe lëndimet e popullit tonë. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi”, tha Zelesnky.

Go to TOP