Dy persona të lënduar nga aksidenti me motoçikletë në Prishtinë

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasoi e një aksidenti me motoçikletë, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Rasti ndodhi sot rreth orës 19:30.

Lajmin e konfirmoi për RTKlive zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit dy persona (ngasësi i motoçikletës dhe pasagjeri), kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.

Në lidhje me rastin, policia njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Go to TOP