Dy dorëshkrime të panjohura më parë për Skënderbeun njëri i vitit 1477 dhe tjetri 1537

Shkruan: Gjon KEKA

Nuk ka Gjeneral, Udhëheqës dhe Princ apo Mbret të jetë shkruar më shumë se sa për kryeheroin tonë arbëror Gjergj Kastrioti(Skënderbeun).

Nuk ka Bibliotekë nacionale apo edhe të vendeve të ndryshme evropiane që së paku nuk e ka një nga veprat e shkruara për kryezotin e Arbërisë, si nga Marin Barleti apo edhe autor tjerë evropian të mëhershëm, sikur është p.sh. Paganel. Du Poncet, Pisko etj., etj.

Pra me pakë fjalë për kryeheroin tonë ,të Madhin e Arbërisë dhe Evropës, mbrojtësin e civilizimit të përbashkët evropian është shkruar më së shumti në të gjithë kontinentin evropian, madje veprat për të i kanë kaluara edhe kufijtë edhe në kontinente tjera e në gjithë Globin.

Si zakonisht duke hulumtuar në arkiva dhe në biblioteka nacionale austriake dhe ato të vendeve tjera evropiane, i gjeta edhe këto dy dorëshkrime me vlerë për udhëheqësin dhe strategun e gjeneralin e të gjitha kohërave ,kryezotin tonë arbëror Gjergj Kastriotin(Skënderbeun). Njëri dorëshkrim është i vitit 1477, ndërsa tjetra është dorëshkrim i veprës së Marin Barletit e botuar në vitin 1537. Burime rreth këtyre dy dorëshkrimeve i mbajë pjesë të arkivit tim personal dhe do të jenë pjesë e botimeve të ardhshme të librave të mi mbi figurën mbikohore dhe të papërsëritshme të kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti(Skënderbeut).

Go to TOP