Duka reagon pas suspendimit të Dakut: Thirrjet raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar pas suspendimit të Mirlind Dakut me dy ndeshje moslojë nga UEFA-ja.

“Futbolli është një lojë, është loja më e bukur në botë, nuk ka asnjë lidhje, nuk duhet të pranojnë asnjë nga këto gjestet e tjera që bëhen qoftë nga Ballkani apo nga vendet e tjera”, ka thënë Duka për DW Albania.

“Kushdo qofshin ata, shqiptarë, serbë, ne nuk i pranojmë që ta përdorin lojën tonë për interesa tjera apo për të shfryer emocionet që nuk i takojnë futbollit”.

Sipas Dukës, futbolli e ka për mision t’i bashkojë njerëzit, t’i miqësojë dhe jo armiqësojë ata.

“Asnjë nga këto thirrje apo urrejtje raciste nuk duhet të kenë lidhje me lojën tonë”, ka vijuar ai.

Go to TOP