Dua Lipa publikon datat e koncerteve për albumin e saj të ardhshëm “Radical Optimism”

Përmes një postimi në Instagram, Dua Lipa ka publikuar datat e koncerteve në vendet e evropës për albumin e saj të ri “Radical Optimism”.

“Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin Optimizëm Radikal. Një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioz pasi fillova të luaja me të dhe të fusja në jetën time. Më goditi idea për të kaluar me hijeshi nëpër kaos dhe për tu ndjerë sikur mund të përballosh cdo stuhi” është shprehur Lipa rreth albumit të saj të ri në materialet e shtypit.

Albumi i artistës “Radical Optimism” përmban nëntë këngë shtesë, i cili vjen më 3 maj.

Go to TOP