Douglas Luiz bëhet lojtar i Juventusit

Juventus ka konfirmuar transferimin e mesfushorit brazilian Douglas Luiz.

“Douglas Luiz nis një aventurë të re me Juventusin pas pesë vitesh me Villa, ku ka treguar rritje eksponenciale teknikisht, fizikisht dhe taktikisht. Mirë se erdhe në Juventus, Douglas”, thuhet në komunikatën e klubit nga Torino.

Braziliani i bashkohet Juventusit nga Aston Villa, ku në 204 paraqitje ka shënuar njëzet e dy gola dhe ka bërë njëzet e katër asistime.

Go to TOP