Deschamps: Është mirë që e nisëm Evropianin me fitore

Trajneri i kombëtares franceze të futbollit, Didier Deschamps, e mbylli me ndjenja të përziera ndeshjen ndaj Austrisë (1:0). Kënaqësinë e fitores e la në hije lëndimi në hundë i Mbappes dhe pushimi që atë e pret.

Megjithatë, tre pikët e arkëtuara ofrojnë optimizëm para vazhdimit të turneut për “Gjelat”.

“Të gjitha ndeshjet në Evropian janë të vështira. Mund të kishim luajtur më mirë në sulm, por është shumë mirë që e nisëm një kompeticion të madh me fitore. Lëreni të bëhet një traditë që e mbajmë. Natyrisht që kemi cilësi e talent, por lojtarët e dinë se duhet të jenë më të mirë në lojën pa top”, tha Deschamps.

Në ndeshjen e ardhshme Franca do të luajë kundër Holandës dhe në rast t[ rezultati pozitiv qoftë edhe me barazim, të dyja skuadrat do të jenë shumë pranë kualifikimit në 1/16 e finales.

Go to TOP